Në orët e para të mëngjesit të së shtunës një shpërthim me tritol ka ndodhur në qytetin e Pogradecit. Lënda plasëse ishte vendosur në oborrin e shtëpisë së shtetasit P.Ç., 58-vjeç, duke tronditur familjarët që gjendeshin në gjumë.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 03:30 dhe raportohet se si pasojë e shpërthimit nuk ka patur dëme njerëzore apo material. Grupi hetimor dhe policia po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë i policisë: Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 13.02.2021, rreth orës 03:30, në fshatin Starovë, Pogradec, në oborrin e banesës së shtetasit P. Ç., 53 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, e cila nuk ka shkaktuar dëme në njerëz apo dëme materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.