Home / Aktualitet / Shpërthim tritoli në banesën e punonjësit të SHISH

Shpërthim tritoli në banesën e punonjësit të SHISH

Një shpërthim tritoli ka tronditur mbrëmjen e së shtunës Burrelin.

Mësohet se sasia e lëndës plasëse ka shpërthyer në shtëpinë e punonjësit të SHISH, Alfred Karaj.

Ngjarja ka ndodhur pas orës 23:00, ndërkohë që kanë nisur menjëherë hetimet në lidhje me ngjarjen. Nga raportimet mësohet se shpërthimi ndodhi në lagjen Partizani ose siç njihet ndryshe tek zona e katrorit.

Nga ky shpërthim i fortë ka pasur vetëm dëme materiale dhe jo dëme në njerëz.

Mat/informacion paraprak

Rreth orës 23.35, në derën e banesës së shtetasit A.K., në katin e parë të një pallati, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, nga shpërthimi i së cilës ka vetëm dëme materiale.

Nga veprimet e para rezulton se në banesë nuk ka pasur njeri në kohën kur ka shpërthyer lënda plasëse.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Mat, po vijon punë për zbardhjen ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Check Also

Kush janë deputetët që do hetojnë Metën, mazhoranca përdor “të djegurit” për të çuar deri në fund luftën me presidentin

Detaje të reja janë mësuar nga nisma për të shkarkuar presidentin Ilir Meta. Burimet bëjnë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × 1 =