Home / Aktualitet / Shpërthim me tritol në dyqanin e ish-anëtarit të bandës së Aldo Bares(DETAJE)

Shpërthim me tritol në dyqanin e ish-anëtarit të bandës së Aldo Bares(DETAJE)

Një shpërthim i fuqishëm tritoli ka zgjuar mëngjesin e sotëm banorët e qytetit të Lushnjes.

Mësohet se është shkatërruar me tritol një lokal në pronësi të shtetasit Arjan Aliço. Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar pasi dyqani nuk ishte hapur ende, por vetëm për dëme materiale.

“Sot rreth orës 03:25, në lagjen “Skënder Libohova” Lushnjë, në derën e jashtme të një ambienti që ka shërbyer më parë si dyqan, në pronësi të shtetasit A. A., ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse.

Për pasojë është dëmtuar vetëm dera (qepeni) i këtij ambienti. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimim dhe kapjen e autorëve”, njofton Policia.

Kush është Arjan Aliço

Arjan Aliço është anëtar i bandës së Aldo Bares. 58 vjeçari ka rënë dhe më herët pre e sulmeve me armë. Në vitin 2018 shtëpia e tij është qëlluar me breshëri arme zjarri.

Për fat të mirë, nga sulmi nuk pati persona të lënduar, edhe pse sipas burimeve në shtëpie ndodhej bashkëshortja e Aliços, Alma Aliço bashkë vajzën. Muri i shtëpisë së familjes Aliço u shkatërrua i gjithi nga breshëria e plumbave.

Në vitin 2016 Arjan Aliço u arrestua nga policia pasi bashkë me djalin Xhino Aliço plagosën një të ri për shkak të një sherri për rezultatin e ndeshjes Shqipër-Zvicër.

Check Also

A e ka zbuluar Basha patronazhistin e PS? Kryedemokrati e zbulon për herë të parë

“Jo se kam zbuluar, është fundi, tregon se ku ka përfunduar Republika e Shqipërisë. Tregon …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

16 − fourteen =