Home / Bota / Shpërthim i fuqishëm në portin e Kretës, 4 të plagosur, një në gjendje të rëndë

Shpërthim i fuqishëm në portin e Kretës, 4 të plagosur, një në gjendje të rëndë

Katër marinarë u plagosën të hënën në mëngjes pas një shpërthimi në dhomën e motorit të trageteve Blue Horizon i cili është vendosur në portin e Heraklion, Kretë.

Të plagosurit, njëri prej të cilëve thuhet se është në gjendje të rëndë, janë transferuar në Spitalin Universitar të qytetit, zbulojnë mediat greke.
Autoritetet e portit thanë se provat fillestare sugjerojnë se aksidenti ishte shkaktuar nga një pompë motori.
“Ekipet e Autoritetit Portual kanë filluar tashmë një hetim për të zbuluar saktësisht se si ndodhi shpërthimi,” i tha menaxheri i Autoritetit të Portit Heraklion ANA-MPA të drejtuar nga shteti.

“Ajo që është e sigurt, është se ajo ka ndodhur në zonën e dhomës së motorit dhe deri më tani vlerësimi ynë është se një pompë ka shpërthyer.”

Varka, në pronësi të Blue Star Ferries, mbërriti në port rreth orës 6 të mëngjesit të së hënës. Anija me kapacitet 1.488 nuk kishte pasagjerë në bord.

Check Also

Ukraina paralajmëroi njohje të mundshme të shtetit të Kosovës

Kievi zyrtar paralajmëron një njohje të mundshme të shtetit të Kosovës. Paralajmërimi është bërë nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × 4 =