Rusia ka zbuluar rastet e para në njerëz të virusit shumë infektues të gripit të shpendëve H5N8, në një fermë shpendësh në jug të vendit.
Shkencëtarët identifikuan shtatë punëtorë që ishin infektuar me koronavirus. Sipas “Daily Mail”, është hera e parë që ky tip i gripit të shpendëve, i cili është vdekjeprurës te shpendët, identifikohet te njerëzit.
Moska njoftoi se ka informuar Organizatën Botërore të Shëndetësisë për kërcënimin e kalimit të H5N8 nga zogjtë te njerëzit.