Home / Kryesore / SHPËRTHEN ISH KRYEMINISTRI SOCIALIST/ TË SHKARKOHET PRESIDENTI META !

SHPËRTHEN ISH KRYEMINISTRI SOCIALIST/ TË SHKARKOHET PRESIDENTI META !

Socialisti Bashkim Fino ka kundërshtuar raportin e Komisionit Hetimor për çështjen e shkarkimit të presidentit Ilir Meta.

Në mbledhjen që po mbahet sot, Fino u tregua i ashpër me relatorët, pasi deklaroi se raporti i vinte vërdallë çështjes sikur Komisioni të ishte krijuar për të dhënë opinion për një projekt-ligj të zakonshëm.

Ai theksoi se Komisioni Hetimor u ngrit për të iniciuar procedurat e shkarkimit, jo për të analizuar sjelljen presidenciale.

Socialisti theksoi se Komisioni duhet të marrë një vendim për shkarkimin e Metës dhe nuk duhet të bëjë vetëm “vërejtje me shkrim për shokun Ilir Meta”.

“Ne nuk e ngritëm këtë komision që të prodhonim rezolutë për Kuvendin, a thua se faji paska qenë i Kuvendit për sa ngjau. Unë e kuptoj që në qëndrime politike duhet mbrojtur dinjiteti politik. Por dinjitetin politik nuk e mbrojmë të vetëm! Se dinjitetin politik edhe po nuk e mbrojta unë, e mbron Ulsiu, e mbron Taulanti, e mbrojmë të gjithë bashkë.

Por dinjitetin personal e mbrojmë secili për vete. Dhe unë flas sepse më duhet të mbroj dinjitetin tim personal. Të nderuar kolegë! Unë ju ftoj që të bëhemi seriozë. Sot ne kemi vetëm dy opsione: PRO ose KUNDER asaj që kemi vendosur si objekt për veprimtarinë e këtij Komisioni.

E kemi nisur këtë Komision me shqyrtimin e çështjes me objekt “Shkarkimin e Zotit Ilir Meta nga posti i Presidentit të Republikës”. Nuk mund ta mbyllim këtë Komision duke modifikuar objektin e veprimtarisë në: “vërejtje për Zotin Meta në detyrë President i Republikës”. Maxhoranca sot ka vetëm dy opsione:

1- Ose voton për ”shkarkimin e Presidentit të Republikës”,

2- Ose voton “kundra shkarkimit të Presidentit” duke votuar pro “shkarkimit| të Republikës”.

Unë Ju ftoj të reflektojmë duke kujtuar pak jo vetëm gjithë sa ka bërë, por edhe pak nga ato që ka thënë Presidenti: Presidenti foli për anëtarë të një grupit të organizuar kriminal që pa ja vënë veshin atij, vendosi të zbatojë Kushtetutën dhe të zhvillojë zgjedhjet lokale në datë 30 Qershor. Ndaj ne sot nuk mund të përgjigjemi si grup kriminal i marrë ndërkohë peng nga Presidenti e që për këtë arsye sot po arsyetojmë që nuk ekzistuakan më shkaqet për shkarkim.  Ndaj unë Ju ftoj të reflektojmë përpara se çështja të votohet në seancë plenare”, nënvizoi më tej Fino./ CNA.al

Check Also

Meta: Planifikime të çmendura për kapje votash kanë nisur, përshkallëzimi i krizës politike bëhet edhe më kërcënues

Presidenti Ilir Meta ka ngritur në fokus shqetësimin në lidhje me situatën ekonomike në vend, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 + 8 =