Home / Bota / Shpërthejnë rastet me COVID-19 në Greqi, rekord të infektuarish dhe viktimash gjatë 24 orëve

Shpërthejnë rastet me COVID-19 në Greqi, rekord të infektuarish dhe viktimash gjatë 24 orëve

453 të prekur me Covid 19 dhe 5 viktima është bilanci i 24 oreve të fundit në Greqi, shifër rekord prej fillimit të pandemise në vend.

Gjithashtu është rritur në 79 edhe numri i personave në terapi intensive. Në total numri i të prekurve ka shkuar në 18 123 kurse i viktimave 388. Numri me i madh i rasteve në 24 oret e fundit , 240, përsëri është regjistruar në prefekturen e Athinës.

Sipas zv/ ministrit të Mbrojtjes Civile në gjithë vendin janë mbi 5800 të prekur aktivë, ndërsa në Athinë treguesi R ( 1 i prekur infekton 1 person) ka shkuar për here të pare në 1. Në gjithë vendin vazhdojnë të jenë të mbyllura si një nga masat për shpërndarjen e virusit, mbi 150 shkolla, ndërsa orët e ardhshme priten edhe masa të reja parandaluese.

Check Also

Franca futet në karantinë/ Kaos në Paris, qytetarët dynden në dyqane dhe largohen nga qyteti përpara mbylljes

Parisi është ‘pushtuar’ nga makinat vetëm pak orë para se të ndodhte bllokimi i ri …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fourteen − 7 =