Hyrja në fuqi e ligjit për ndalimin e plotë të aborteve ka ndezur protestat në Poloni.
Sipas këtij ligji femrat në Poloni e kanë të ndaluar të kryejnë abort në rast se zhvillimi i fetusit nuk po shkon në mënyrën e duhur.
Miratimi i këtij ligji revoltoi qytetarët polakë të cilët marshuan mesnatën e së mërkurës në rrugët e qyteteve për të shprehur qëndrimin e tyre kundër këtij vendimi.
Në vitin 2019 në Poloni janë kryer 1100 aborte, pjesa më e madhe e tyre si pasojë e shfaqjes së ‘Sindromës Doën’ apo sëmundjeve të tjera, ndërkohë 200 mijë aborte të tjera janë kryer ilegalisht.
Pretendimi i qytetarëve është se marrja e një vendimi të tillë nga qeveria është shkelje e të drejtave themelore të njeriut dhe se kjo është një arsye që do i nxisë të largohen nga vendi.
Opozita politike ka kundërshtuar vendimin e gjykatës dhe po ashtu është shprehur se kjo është një manovër e partisë konservatore për të larguar vëmendjen nga situata e tensionuar që ka shkaktuar pandemia.
Polonia lejon abortet vetëm në rastet kur vihet në rrezik jeta e nënës apo edhe kur shtatëzania vjen nga një rast përdhunimi apo incesti.