Home / Kryesore / Shpërthejnë pakënaqësitë ndërkombëtare ndaj SPAK dhe zvarritjes së BKH

Shpërthejnë pakënaqësitë ndërkombëtare ndaj SPAK dhe zvarritjes së BKH

Nga Arbër DALMATI

Përfaqësuesi I ONM-së Theo Jacobs akuzoi këtë javë Strukturën e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për pushim të shpejtë pa kryer hetimet e mjaftueshme. Madje ai atakoi drejtpërsëdrejti se “nuk I kishte pëlqyer” vendimi I SPAK për rastin e një subjekti dhe replikoi konkretisht edhe për afat kohor të pamjaftueshëm hetimesh. Akuza e tij ishte edhe më e thukët, kur shtoi se  në përgjithësi SPAK dhe Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë si dhe disa vendimmarrje si ajo ndaj gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci u akuzua për vepra penale të cilat nuk ishin të tilla. Dhe kjo sipas Jacobs u bë nga prokurorë dhe gjykatës që “nuk duhej të ishin aty”.
Kritikat e përfaqësuesit të ONM, në fakt po zbulojnë  për herë të parë nga një ndërkombëtar, pakënaqësi ndaj punës së deritanishme, kritereve të aplikuara dhe sidomos aspekte të qarta të mosrespektimit të kritereve profesionale. Edhe pse pretendimet apo justifikimet zyrtare të shprehura edhe si replica mes kreut të SPAK Kraja dhe përfaqësuesit të ONM, se “vendimet e gjykatave janë të padiskutueshme”, sërish ky debat I shpallur zbulon një pakënaqësi dhe përplasje mes ndërkombëtarëve dhe institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë të cilat janë premtuar dhe paraqitur si reformuese të pandalshme të Drejtësisë në vend.
Në të vërtetë situate është më kritike nga sa paraqitet apo propagandohet politikisht.
Përfaqësues të opozitës kanë shprehur përsëritshëm pakënaqësi ndaj punës së deritanishme  të SPAK. Duke e akuzuar këtë institucion për mosjustifikim të pritshmërisë publike dhe përsa I përket efektshmërisë. Një ditë më parë drejtuesi I LSI-së Petrit Vasili reagoi me sarkazëm ndaj SPAK, pqër goditje “cironkash” dhe për mospasje asnjë rasti të goditjes së “peshqve të mëdhenj” të korrupsionit zyrtar apo më gjerë.
Deri tani SPAK është një organ pa rezultate dhe hetime  të bujshme që të trondisin strukturat e korrupsionit, abuzivizmit me fondet dhe financat publike apo qoftë edhe me krimin e organizuar dhe sidomos  asetet kriminale. SPAK për arsye ende të pasqaruara nuk po përfundon procesin e zgjedhjes së kryetarit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ndërkohë që nga disa burime ekspertësh të huaj që janë të interesuar për partneritetin me strukturën e BKH në fushën e luftës kundër krimit të organizuar, trafikimit të drogës dhe qarkullimit dhe pastrimit të parasë së paligjshme, nuk po arrihet të kuptohet vonesa e zgjedhjes së kandidatiti fitues mes katër kandidatëve të selektuar mbi kritere të shumëdiskutuara. Zëra të ekspertëve të huaj, madje duke dëshmuar edhe komente konfidenciale në dokumente flasin për procedurat e selektimit të cilat nuk përkojnë me provat reale të kritereve si dhe me paradoksin e mospërshpejtimit të vetingut të Policisë. Po këta ekspertë shprehen për luftën e brendshme mes kandidatëve dhe sidomos për qasjet malinje të grupeve të interesit dhe sidomos induktimit politik ndaj kandidatit fitues I cili për arsye të pashpjegueshme publike mbahet ende në pritje. Ndërkohë bëhet e ditur se në diskutime konfidenciale rezerva janë shrpehur edhe për katër kandidatët e mbetur si pretedentë për kryetar I BK-së.
Zyrtarë të dy ambasadave, të cilët e kanë ndjekur dhe e ndjekin këtë process me vëmendje qysh në ditën e parë të nisjes, shrpehen me shqetësim për këtë gjendje dhe sidomos devijancat e shfaqura në ngritjen dhe sidomos mosefektivitetin e këtyre dy organeve të cilat janë konsideruar si institucionet më të fuqishme të arkitekturës së re të drejtësisë shqiptare.

Check Also

Vranësira mesatare dhe kthjellime, ky është parashikimi i meteorologëve për këtë fundjavë

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të lartë atmosferik të pozicionuar në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × four =