Home / Aktualitet / Shpërndante drogë brenda burgut të mbështjellë me letër alumin dhe me plastmas, arrestohet stomatologu në Tiranë

Shpërndante drogë brenda burgut të mbështjellë me letër alumin dhe me plastmas, arrestohet stomatologu në Tiranë

Stomatologu i burgut 313 në Tiranë është arrestuar pasi shpërndante lëndë narkotike në institicionin e vuajtjes së dënimit, në bashkëpunim me një të paraburgosur.

Ka qenë ky i fundit, që pas vizitës tek dentisti, ura metal-detektor gjatë kthimit të tij ka dhënë sinjal dhe pas kontrollit në trupin e tij u gjet një sasi e konsiderueshme lëndë e dyshuar narkotike.

Konkretisht rreth 100 gram drogë e mbështjellë me letër alumin dhe me plastmas.

“Nga veprimet e para hetimore rezulton se i paraburgosuri R.S. dhe stomatologu F.B kanë patur kontakt me njëri-tjetrin. Në vajtje për te klinika nuk është dhënë sinjal nga ura metal-dedektor, ndërsa në kthim janë aktivizuar sinjalet e urës.

Pas kryerjes së veprimeve proceduriale dhe administrimit të provave si, deklarime, këqyrja e kamerave, dokumenta, etj, u bë arrestimi i tyre”.

Deklaratë për Media:

Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Burgje, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, kryen një operacion të mirëkoordinuar për arrestimin e një punonjësi të IEVP 313 për të cilin ka pasur dyshime bindëse mbi aktivitetin e tij dhe një të paraburgosuri.

Pas informacioneve të marra, SHKBB ka vlerësuar dhe organizuar punën për kapjen dhe goditjen e një rasti shpërndarjeje të lëndës narkotike në IEVP Jordan Misja, ku si pasojë u bë arrestimi i stomatologut dhe një të paraburgosuri.

I paraburgosuri R.S. rreth orës 11:30 të datës 25.09.2020 është vizituar tek stomatologu i IEVP 313 Jordan Misja, F.B., kabineti i të cilit ndodhet në godinën B të institucionit. Pas vizitës dentare, ura metal-detektor gjatë kthimit të këtij të paraburgosuri ka dhënë sinjal dhe pas kontrollit fizik në trupin e tij u gjet një sasi e konsiderueshme lëndë e dyshuar narkotike rreth 100 gram e mbështjellë me letër alumin dhe me plastmas.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se i paraburgosuri R.S. dhe stomatologu F.B kanë patur kontakt me njëri-tjetrin. Në vajtje për te klinika nuk është dhënë sinjal nga ura metal-dedektor, ndërsa në kthim janë aktivizuar sinjalet e urës.

Pas kryerjes së veprimeve proceduriale dhe administrimit të provave si, deklarime, këqyrja e kamerave, dokumenta, etj, u bë arrestimi i tyre.

Materialet do të referohen në prokurorinë e rrethit Tiranë për veprën penale të “Futja dhe mbajtja e sendeve të ndaluara’ parashikuar nga neni 324/a i Kodit Penal në ngarkim të të paraburgosurit R.S. dhe në ngarkim të stomatologut të IEVP Jordan Misja, F.B, për veprën penale të parashikuar nga neni 324/a/2 ‘Futja e mbatja e sendeve të ndaluara në IEVP’ dhe neni 283 i Kodit Penal, ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’.

Check Also

Kapriçot e motit/ Ja çfarë pritet për ditët në vijim, sa do arrijnë temperaturat

Dita e sotme parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × 3 =