Home / Aktualitet / Shpellat eremite – destinacione turistike

Shpellat eremite – destinacione turistike

Nga Engjëll SERJANI-

Përpjekja e parë për përfshirjen në guidat, inteneraret dhe destinacionet turistike të shpellave eremite.

Qendra Kulturore Mediatike ANTIGONEA e mbështetur nga Ministriae Kulturës ka përfunduar me shumë sukses një projek kulturor për evidentimin dhe promovimin e disa shpellave që kanë shërbyer si objekte kulti të besimtarëve eremitë para dhe pas fillimit të krishtërimit në Luginën e Drinos në qarkun e Gjirokastrës. Projekti në fjalë lidhet me grumbullimin e informacioneve dhe përgatitjen e disa audioguidave që bëjnë të mundur që  për herë të parë këto vlera të rralla të trashëgimisë kulturore të përfshihen në destinacionet turistike të këtij qarku.

Një grup ekspertësh të monumenteve të kulturës dhe gazetarësh lokalë e nisën punën me grumbullimin në terren të informacioneve gojore nga komunitetet e banorëve dhe hulumtimin e literaturës të botuar në kohë të ndryshme për këto objekte të hershme dhe mbi bazën e këtij materiali informativ grupi i përbashkët përgatiti katër radioreportazhe të cilat u transmetuan nëdisamedia.

Gjatë fazes së parë të realizimit të projektit u organizua një ekspeditë në zonën e Cepos, atë të Lunxhërisë dhe Antigonesë në Luginën e Drinos në Gjirokastër. Gjatë kësaj ekspedite, thotë kryetari i QKMA Engjëll Serjani, grupi i punës u konsultua, jo vetëm me literaturën historike, por u shoqëruar me kërkime në terren.Kështu grupi organizoi disa konsulta me arkeologë dhe historianë si: Prof.dr Dhimitër Çondi, Prof. dr Reshat Gega dhe Prof. dr Shyqyri Hysi.

Pjestarët e kësaj ekspedite, Engjëll Serjani, Rubin Beqo dhe Henri Panduku, bënë të mundur që të grumbullohet një material të bollshëm informativ rreth disa objekteve të hershme të kultit kristian të ndërthurura dhe me simbole dhe elementë të tjerë të besimeve pagane. Kështu grupi eksploroi 3 kishave të hershme heremite ndërtuar në shpellat shkëmbore pranë Manastirit të Cepos, Manastirit të Spillesë në Saraqinishtë, Guvës në Shkëmbin e Krorezës mbi Erind të Lunxhërisë dhe në 3 kishëzat paleokristiane brenda parkut arkeologjik të Antigonesë.

Me materialin e mbledhur nga ekspertët gjatë ekspeditave u përpiluan në formën e 4 audio reportazhe për në formë podcaste të cilat u transmetuan në disamedia lokaledhe sociale si: Radio Mi, Love Albania, News Albauia, Antigonea News, TV Channel7. etj. Sipas grupit të ekspertëve që punuan rreth 6 muaj për realizimin e këtij projekti, me regjistrimet video, audio dhe fotografitë e realizuara në terren, në prespektivë do të bashkëpunohet me operatorët turistikë të rajonit për ti përfshirë këto vlera në guidat dhe destinacionet e tyre turistike.

Këto o objekte të hershme kultit. që i përkasin periudhës historike të fillimit të përhapjes së doktrinës dhe besimit të krishterë kanë tërhequr vazhdimisht vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj nemenyre spontane. Por këto objekte për herë të parë përfshihen në guidat turistike të rajonit jugor.

Këto dëshmi të rralla kulturore e historike ndodhen në disa pozicionime interesante në formë shpellash brenda faqeve shkëmbore që nxisin fantazinë e turistit pasi ato ngjajnë sikur dalin nga historitë e legjendave dhe përrallave. Ndërtimi i tyre në shkëmb, ikonat dhe panorama që i rrethon plotësojnë njëra-tjetrën, duke i bërë të parezistueshme për vizitorët, të cilët nuk ngurrojnë të ngjisin shpatet shkembore,shkallët e gurta apo të drunjta për t’i parë nga afër. Ato janë itinerare që të nxitin të ndërmarrësh një udhëtim drejt peizazhit të mrekullueshëm të maleve që rrethojnë Luginën fantastike të Drinës. Këto materiale të grumbulluara gjatë ekspeditës në kuadrin e këtij projekti do të qëndrojnë të publikuara dhe përfaqsojnë një vlerë arkivore për të interesuarit në fushën e turizmit, por dhe kërkuesve në fushën e studimeve historike, etnografike, arkeologjike e më gjerë.

Projekti i QKMA mbështetur financiarisht nga Ministria e Kulturës që përfshinte prodhimin dhe transmetimin e katër radioguidave të shoqëruar me informacionet që evidentojnë dhe promovojne këto vlerave të rralla dhe përfaqësuese të krishtërimin të hershëm në qarkun e Gjirokastrës, është përpjekja e parë për përfshirjen e tyre në guidat, inteneraret dhe destinacionet turistike të rajonit jugor të vendit.

Check Also

Në protestën para PD, Reporterët pa Kufij kritikojnë policinë shqiptare

Reporterët pa Kufij kanë kritikuar policinë shqiptare për sjelljen e treguar ndaj gazetarëve dhe punonjësve …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fourteen − 4 =