Home / Editorial / Shpalosni flamurin austriak!

Shpalosni flamurin austriak!

Terroristi islamist ne Vjene dje nuk ishte shqiptar: ishte Austriak me origjine shqiptare (Maqedonia). E them kete sepse ne Austri lindi, u rrit, u radikalizua dhe mesoi gjuhen e urrejtjes me te zeze qe ekziston.

Per me shume nuk veproi dhe nuk mund te vepronte ne emer te Shqiptareve sepse nuk ka asnje therrime te historise apo psikozes sone kombetare qe kerkon ndeshkimin apo hakmarrjen kunder Vjenes, Austrise apo menyres se jeteses dhe vlerave Perendimore.

I vetmi regjim armiqesor kunder Perendimit ne historine e Shqiperise ishte ai komunist, i cili ishte ateist dhe nuk ka asnje lidhje me terrorizmin islamist (ka lidhje me terrorin Stalinist).

Se perse nje djal i ri vendos te vrase njerez te pafajshem dhe ta mbush shpirtin dhe mendjen e tij me urrejtje aq te zeze, me bomba, thika, dhe xhamadane vetvrases besoj se nuk mund te shpjegohet duke lexuar kuranin por librat e psikiatrise dhe te ideologjise ekstremiste (edhe atehere megjithate nuk jam i sigurte se mund te kuptohet plotesisht).

Nder viktimat e terroristit dje ishte edhe nje Shqiptar i vrare dhe nena e tij e plagosur (ende nuk eshte sqaruar nese Shqiptaret e vrare dhe te lenduar ishin Austriak me origjine Shiqptare apo Shqiptare te lindur ne Struge).

Politikanet Shqiptare ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni dhe Mal te Zi duhet te dalin pa humbur kohe dhe te shprehin solidaritetin e tyre me popullin e Vjenes dhe ate Austriak dhe te denojne terrorizmin islamist qe eshte dhe anti-njerezor dhe anti-shqiptar. Shqiptaret nuk kane asnje shkak pse te ndjehen fajtore dhe ata qe duan ti bejne te ndjehen fajtore jane njerez qe u duan te keqen Shqiptareve.

Mos t’u lene pra hapesire dashakeqasve te cilet ketu e dy shekuj mundohen ti paraqesin Shqiptaret si barbare dhe terroriste – duke perligjur keshtu barbarizmin dhe terrorizmin kunder Shqiptareve.

Shqiperi, Kosove, Maqedoni: shpalosni publikisht flamurin Austriak ne shenje solidariteti me nje popull dhe nje qytet qe na lidhin kaq shume gjera. Mos harrojme qe shume prej intelektualeve Shqiptare e quanin Vjenen kryeqytetin e tyre te trete dhe disa nga Albanologet me te shquar u linden dhe krijuan ne ate qytet aq te rendesishem per identitetin Europian, Vienna.

Check Also

Vaksina anti-COVID/ Britania nis të martën vaksinimin e popullatës

Britania e Madhe do të nisë të martën procesin e vaksinimit kundër koronavirusit. Kështu bëri …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

thirteen + twenty =