Home / Kryesore / Shpallet rezultati i zgjedhjeve në Kosovë, LVV zyrtarisht fituese

Shpallet rezultati i zgjedhjeve në Kosovë, LVV zyrtarisht fituese

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë të enjten shpalli rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021.

Lëvizja Vetëvendosje e drejtuar nga Albin Kurti është fituese e zgjedhjeve me 438 mijë e 334 vota.

Pas VV’së, partia e dytë më e votuar doli të jetë Partia Demokratike e Kosovës me 148 mijë e 296 vota dhe e treta ka përfunduar Lidhja Demokratike e Kosovës me 110 mijë 978 vota.

Numri i votuesve 814 mijë e 122 votues. Pjesëmarrja në votime 48.77%. Lëvizja Vetëvendosje ka marr 438 mijë e 334 vota, PDK’ja 148 mijë e 296 vota dhe e treta ka përfunduar Lidhja Demokratike e Kosovës me 110 mijë 978 vota, AAK’ja 62 mijë e 111 vota. Lista Serbe 44 mijë e 404 vota”, ka thënë kryetarja e KQZ Valdete Daka.

Ndërsa, aleatja e Kurtit, Vjosa Osmani del se është politikania më e votuar. Ajo ka marrë mbi 300 mijë vota.

Check Also

Zgjedhjet e të dielës, Senati Amerikan mesazh autoriteteve shqiptare

Kryetari i Komitetit të Marrëdhënieve të Jashtme të Senatit Amerikan Bob Menendez (D-N.J.) dhe Anëtari …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

thirteen − 12 =