Home / Art / Shoqëri filozofësh!

Shoqëri filozofësh!

Nga Astrit LULUSHI-

Çfarë mendonin filozofët e lashtë për njëri-tjetrin? Kur Diogjeni dëgjoi se Platoni i përcaktonte njerëzit si “dy këmbësh pa pupla”, ai rropi një pulë dhe e solli në Akademi, duke thënë: “Ja njeriu i Platonit!” Kishte dhjetra filozofë, sofistë dhe të urtë në botën e lashtë. Disa prej tyre respektonin njëri-tjetrin edhe kur nuk pajtoheshin. Të tjerët ishin të etur për grindje dhe disa madje ishin armiq.
Legjenda thotë se Anaksimandri ishte student i Thales dhe mësues i Anaksimenes, megjithëse secili prej tyre kishte teoritë e veta kozmologjike.
Më vonë, Sokrati i dha mësim Platonit dhe pati një ndikim të fuqishëm mbi të edhe pas vdekjes. Aristoteli i respektonte të dy, por gjithashtu nuk ishte dakord me Platonin. “Platoni është miku im, por e vërteta është mik më i mirë.” Platoni pranonte shumë teori të Pitagorasve, ndërsa Aristoteli nganjëherë i korrigjonte ato dhe i kritikonte për të menduarit e tyre jashtë kontekstit shkencor.
Si Sokrati ashtu edhe Platoni kritikonin ashpër dhe madje i poshtëronin sofistët, veçanërisht ata që i konsideronin plot kotësi dhe pompozë (si Prodicus dhe Hippias, që arsyetonin me argumente të zgjuara, por false), por respektonin me të vërtetë Protagorën edhe pse ishte sofist.
Diogjeni, siç e pamë, e përçmonte Platonin, megjithëse e respektonte Sokratin – nga ana tjetër, Platoni, thoshte se Diogjeni ishte në thelb “Sokrat i çmendur”. Është e qartë se ironia zakonisht ishte e mjaftueshme, por Platoni nganjëherë përdorte edhe akuza dhe fjalë përbuzëse.

Check Also

Një leksion mbi lirinë nga Hafiz Ali Kraja (1903-1973)

Nga Dr. Hasan BELLO – Nje nga intelektualet dhe patriotet e klerit mysliman shqiptar ne …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

15 − 6 =