Home / Kryesore / Shoqata e Transportit: “Bashkia tha do na fali taksën, por na solli zarfin”

Shoqata e Transportit: “Bashkia tha do na fali taksën, por na solli zarfin”

Shoqata e Transportit Ndërqytetas i ka kërkuar Bashkisë së Tiranës që të heqë taksën për këtë sektor.

Në një konferencë për mediat, kreu i kësaj shoqate, Kujtim Mema, tha se Bashkia ja kishte premtuar heqjen e kësaj takse, por shtoi se dy ditë më parë “na erdhi zarfi për ta paguar”.

Ai vuri theksin tek vështirësitë e këtij sektori, që e cilësoi ndër më të goditurit nga pandemia, ndërsa kërkoi që “shteti të ngrihet në këmbë” për t’i ndihmuar.

Ai tha se Bashkia ka dhjetë ditë kohë për t’i dhënë përgjigje problemeve të listuara, duke shtuar se më pas ata do të ndërmarrin masat e tyre, duke paralajmëruar protesta.

“Shteti na premtoi se sektorin tonë do ta ndihmojë, sepse është sektori më i goditur nga pandemia, por nuk po shohim të na ndihmojnë. Informaliteti është në maksimum, por kjo që po bën shteti është një punë e pakët dhe nuk vlen të na ngrejë situatën tonë ekonomike.

Në situatën e tanishme, kemi 5 muaj gati të mbyllur, dhe tani shteti të mos marrë një iniciativë për të na ndihmuar, këtë nuk e presim. Ne kërkojmë me ngulm që organet e kontrollit të ngrihen në këmbë dhe të ndihmojë sektorin tonë, që ka një vështirësi të madhe ekonomike, që po na vijën dhe nga transporti i paligjshëm. Na duhet se s’bën të na dëgjojnë.

Së dyti është taksa e bashkisë, që na është premtuar se do na falet. Para dy ditësh na erdhën zarfet nga Bashkia e Tiranës për të paguar këtë taksë. Nuk e mendojnë se ne nuk kemi më para për të mbajtur familjet tona dhe jo më të paguajmë këtë taksë.

Dua t’i them kryetarit të bashkisë ‘si mundet të mos falen për ne këto taksa’? Ose të paktën të përgjysmohen. I kërkoj kryebashkiakut të ulet e ta disktojmë këtë, të kthejë sytë e të ndihmojë sektorin tonë. Të lërë mangut një gjë në qytet këtë vit dhe të na ndihmojë. Këtë problem po e ngre me të madhe, të rishikohet taksa. Ju lutem, kontrolloni dhe transportin e paligjshëm, që edhe ne të marrim frymë. Kërkoj me forcë dhe duhet të na i rishikojnë këto probleme se s’bën dhe të ngrihen në këmbë që nesër.

Tjetër është edhe terminali i jugut, po e ndjejmë shumë shpenzimin për atë xhiron që bëjmë deri te 3-shi. I kërkojmë bashkisë të na hapë rrugën për shkurtër. Këto janë shqetësimet tona, presim zgjidhje. Do shohim situatën si do të fillojë kjo ndihmë për neve, dhe në krye të 10 ditëve do ndërmarrim edhe ne masat tona, dimë të dalim para ministrisë e Bashkisë, por kemi marrë përsipër të ndjekim rrugën e marrëveshjes.

Nuk mundet dot një shtet, që po trumbeton për në Evropë, të vazhdojë me këtë situatë, është katastrofë. Shteti duhet të ngrihet në këmbë se s’bën. Po na mbyt edhe transporti informal. Ne nuk do të rrisim biletën, kemi transportin më të sigurt, edhe pse njerëzit nuk po e përdorin shumë nga frika e pandemisë”, tha Mema.

Check Also

“La Niña”, fenomeni mbi Oqeanin Paqësorë që do të ndryshojë motin, ja çfarë paralajmërojnë meteorologët

Një ngjarje e moderuar deri në e fortë e motit, e quajtur “La Niña” është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × three =