Home / Bota / Shokuese/ Papastërti alarmante brenda spitaleve në Afrikën e Jugut, COVID-19 del jashtë kontrollit(FOTO)

Shokuese/ Papastërti alarmante brenda spitaleve në Afrikën e Jugut, COVID-19 del jashtë kontrollit(FOTO)

Një investigim ekskluziv disa javor i BBC-së në spitalet e ndotura në Afrikës së Jugut ka ekspozuar një dështim të jashtëzakonshëm të sistemit shëndetësor në vend. Pamjet e siguruara tregojnë mjekë të dërrmuar e infermiere që nuk e përballojnë dot më fluksin e të sëmurëve nga Covid 19. Shërbimi shëndetësor në vend është thuajse në prag kolapsi, thotë gjigandi mediatik. Një pjesë e stafit është e sëmurë e kjo ka detyruar infermieret të shërbejnë vetë edhe si sanitare. Mberrijne raporte alarmuese për të porsalindur që vdesin në maternitetet e mbipopulluara të vendit e ku ka mungesë stafi.

Një mjek e përshkroi situatën si “një dështim epik të një sistemi thellësisht të korruptuar”, ndërsa një tjetër foli për një “shterrim institucional, një ndjesë kronike shfrytëzimi, për praktikisht një falimentim të departamentit të shëndetësisë dhe një sistem të gjunjëzuar pa asnjë strategji menaxhimi”.

Investigimi i BBC-së vjen në kohën kur Afrika e Jugut, që arriti ta frenonte virusin prej muajsh me një karantinë të parakohshme, të ashpër dhe ekonomikisht shkatërruese-, tani po sheh një rritje frikësuese të infektimeve, çka detyroi presidentin Cyril Ramaphosa të paralajmëronte se mbi vendin “ po përplaset stuhia”.

Kriza e shëndetit, e cila është më akute në qytetin port Elizabeth, ka ngritur pyetje serioze mbi mënyrën sesi i përdorën apo më sakte i shpërdoruan zyrtarët vendas muajt e izolimit, gjatë të cilave u pa se nuk u ndërtua ndonjë strategji.

Koronavirusi/ Minj, gjak dhe papastërti alarmante, brenda spitaleve të Koronavirusi/ Minj, gjak dhe papastërti alarmante, brenda spitaleve të Koronavirusi/ Minj, gjak dhe papastërti alarmante, brenda spitaleve tëKoronavirusi/ Minj, gjak dhe papastërti alarmante, brenda spitaleve të Koronavirusi/ Minj, gjak dhe papastërti alarmante, brenda spitaleve të Koronavirusi/ Minj, gjak dhe papastërti alarmante, brenda spitaleve të

Lombardia heq maskat në ambientet e hapura: S'ka nevojë,
Bota

Check Also

Raporti i agjensive të specializuara/ Kush janë klanet e drogës që zotërojnë Shqipërinë

Një raport i rëndësishëm i agjencive të specialisuara, qarkullon prej kohësh në kancelaritë e Tiranës për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × 4 =