Home / Aktualitet / Shokuese/ Djali me probleme mendore i pret kokën me thikë nënës dhe plagos vëllain

Shokuese/ Djali me probleme mendore i pret kokën me thikë nënës dhe plagos vëllain

Një ngjarje horror ka ndodhur në familjen Çekiçi në fshatin Buçimas rreth orës 18:10 të pasdites së sotme.

Shtetasi Olsi Çekiçi rreth 44 vjeç, i cili  sipas policisë vuan nga probleme mendore, ka vrarë me thikë nënën e tij Firdes Çekiçi, rreth 70 vjeçe.

Mësohet se ngjarja ka qenë makabre, ku ai i ka prerë kokën nënës së tij.

“Komshinjtë e kishin dëgjuar sherrin dhe kishin  njoftuar policinë. Kjo e fundit nuk ka mundur të mbërrijë në kohë për të parandaluar vrasjen. Sapo kanë mbërritur në derën e shtëpisë së 44-vjecarit policët kanë parë kokën e të moshuarës të shkëputur nga trupi. Sipas bashkëfshatarëve ai njihet si problematik dhe i dhunshëm, nuk ishte hera e  parë që kishte debate dhe dhunë në shtëpinë e tij. Një person i kartelizuar me probleme mendore por që nuk pranonte të merrte mjekim, si dhe përdorues i lëndëve të forta narkotike.Po kështu dhe i shoqëruar në polici për ngjarje të ndryshme” raportoi gazetari i Ora News Artin Halili.

Në ngjarje ka mbetur i plagosur edhe i vëllai i 44-vjeçarit që ka ndërhyrë për të shuar konfliktin.

Autori është arrestuar në momentin e parë që policia ka mbërritur. Nuk ka pasur mundësi të largohej. Ai është shoqëruar në ambientet e Komisariatit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Check Also

Koreja e Veriut qëllon dhe djeg një zyrtar civil të Koresë së Jugut

SEUL, KOREJA E JUGUT – Ushtria e Koresë së Jugut njoftoi se Koreja e Veriut …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × 2 =