Home / Bota / Shokuese/ 9-vjeçarja vdes papritur në gjumë, ishte e infektuar me koronavirus
A member of the medical team checks the temperature of a child, following the coronavirus outbreak, at a checkpoint on the outskirts of Duhok, Iraq March 2, 2020. REUTERS/Ari Jalal TPX IMAGES OF THE DAY

Shokuese/ 9-vjeçarja vdes papritur në gjumë, ishte e infektuar me koronavirus

Një vajzë vetëm 9-vjeçe ka ndërruar jetë papritur teksa flinte, vetëm 3 ditë pasi rezultoi pozitive me koronavirus.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në 29 janar, në Teksas të SHBA-ve, ku sipas mediave lokale, vajza Makenzie Gongora nga San Antonio ishte ankuar pas shkollës për dhimbje koke dhe dhimbje barku, ndërsa më pas pati rritje të temperaturës.

Tezja e saj tha se e dërgoi 9-vjeçaren për kryerjen e disa testeve për infeksion laringu, grip dhe koronavirus. Ajo tha se testi për infeksion dhe grip rezultuan negativë, ndërsa ai për Covid-19 rezultoi pozitiv.

Ajo tha se mbesa e saj kishte simptoma të lehta, as vështirësi në frymëmarrje apo diçka tjetër shqetësuese.

“Doktorët i thanë nënës së vajzës që të shkojnë në shtëpi, të kujdeset për vajzën, ta rehatojë dhe t’i masë rregullisht temperaturën”, u shpreh ajo ndërsa shtoi doktorët thanë që “nëse ka ndonjë shqetësim të madh gjatë kësaj periudhe, të vijë sërish në spital”.

Ajo shtoi se gjatë kësaj periudhe vajza nuk kishte vështirësi në frymëmarrje.

‘Në 1 shkurt, vajza shkoi herët në shtrat, duke thënë se ndihej e lodhur. Motra ime shkoi atë natë për ta kontrolluar dhe zbuloi se vajza nuk po merrte frymë. Nuk kishte as puls”.

Familja tha se nuk ishte në dijeni të asnjë sëmundjeje të fshehtë që mund të kishte vajza e tyre. Ata janë në pritje të autopsisë ndërsa kërkojnë të dinë shkakun e humbjes së vajzës së tyre.

Check Also

Kriza e pandemisë/ Italia më e varfër se kurrë

Agjencia Kombëtare e Statistikave – ISTAT – tha të enjten se numri i njerëzve në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eleven + 1 =