Home / Kryesore / Shokuese/3 tërmete të fuqishme në Kroaci,njerëzit të tmerruar dalin në rrugë(FOTO)

Shokuese/3 tërmete të fuqishme në Kroaci,njerëzit të tmerruar dalin në rrugë(FOTO)

Kroacia u godit mëngjesin e sotëm nga tre tërmete të forta, dy prej tyre me magnitudë mbi 5 ballë rihter.

Epiqendra e  tërmetit ishte 16 kilometra në veri të Zagrebit dhe pesë kilometra në juglindje të Oroslavjes, në një thellësi prej 10 kilometrash, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane Mesdhetare.

Ministri i Brendshëm i Kroacisë, Davor Bozinoviq, ka kërkuar përmes Twitterit që njerëzit që dalin në rrugë të mbajnë distancë teksa vendi po përballet edhe me shpërndarjen e coronavirusit.

Sipas mediave dhe fotove në internet  tërmeti ka dëmtuar një pjesë të njërës prej dy kullave të Katedrales së Zagrebit.

M.C

 

Check Also

“Kam 8.5 mln euro në bankë”, plas sërish skandali i përgjimeve në Maqedoninë e Veriut, përfshihet Zaev

Liderët politikë në Maqedoninë e Veriut vazhdojnë të goditen nga publikimet e përgjimeve ku implikohen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

10 + 14 =