Home / Koment / Shoku i pasur i gjimnazit

Shoku i pasur i gjimnazit

Ilir KADIA-

Miqtë i thoshin, sa herë e shihnin tek përpiqej lart e poshtë të mbyste hallet, të shkonte e të takonte atë, shokun e tij të gjimnazit, që ish bërë një nga më të pasurit e Shqipërisë! Por ai nguronte! Akoma s’ jam mbytur krejt, do ta ruaj për frymen e fundit kur mos kem nga t’ia mbaj.Dhe vërtet, kur ish tamam në atë moment shoku i gjimnazit e takoi gjatë një vizite tek pronari i kompanisë ku ai bënte rojen! Sa e pa i thirri në emër mes të gjithëve dhe ai sa nuk fluturoi. Iu dha rasti ti qante hallin dhe ia qau! I tha se desh ndihmë, se po mbytej! Një fije kashtë do ish për të ndihma e tij por për të do ish si një trung i madh në mes të lumit të rrëmbyer që do e ndihmonte të dilte në breg! Shoku i pasur i gjimnazit e pa në sy dhe… Me sy qortues i përmendi dy herë emrin, i ktheu kurrizin dhe iku i ftohtë akull!Unë ja di emrin të dyve por nuk dua tua përmend. Të varfërit: se mos e prek në sedër! Të pasurit: nga neveria për humbjen e vlerave njerëzore!

Check Also

Vetëm 1 nga 10 të sëmurë kronikë vaksinohen, mjekët në Shkodër alarm për situatën epidemiologjike

AURORA SHPATAJ/ Në shumë qendra shëndetësore kanë mbaruar vaksinat e gripit sezonal dhe s’dihet se …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twelve + seven =