Home / Showbizz / Shokon aktorja e njohur: Jam e lumtur që mamaja ime vdiq!

Shokon aktorja e njohur: Jam e lumtur që mamaja ime vdiq!

Aktorja Jennette McCurdy ka shkuar fansat me deklaratën e saj.

Aktorja e njohur për rolin e saj në ‘iCarly”, ka zbuluar se ka përjetuar abuzim fizik dhe emocional nga mamaja e saj e ndjerë, Debbie dhe ndihet e lumtur që ajo ka ndërruar jetë.

”Unë jam e kënaqur që vdiq mamaja ime. Dhe nuk do të gënjej. Ishte shumë e vështirë të arrish këtu.

Por tani, unë jam në një vend në jetën time që kurrë nuk do ta kisha menduar se ishte e mundur. Dhe më në fund ndihem e lirë.

Kujtimet e mia më të hershme të fëmijërisë ishin ato të kaosit. Emocionet e mamasë sime ishin aq të çrregullta sa ishte si të ecje në litar çdo ditë.

Luhatjet e humorit ishin të përditshme. Nëna ime kishte ëndërruar gjithmonë të ishte një aktore e famshme dhe ajo ishte e fiksuar të më bënte një yll”, rrëfeu ajo.

Gjithashtu Jennette tregoi se kur ishte vetëm 11 vjeçe, Debbie i mësoi të bijës sesi të kufizonte kaloritë dhe ndihmoi në ushqyerjen e saj të çrregullt.

  • foto galeri
  • foto galeri

Check Also

Revoltohet Iliri: U mblodh kongresi, po më kërciti truri mua…

Iliri është zgjuar i revoltuar për shkak të debateve dhe bisedave që banorët zhvillojnë në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × four =