Home / Bota / Shokohet Parisi/ Një grua bashkë me 4 fëmijët e saj gjenden të masakruar me thikë

Shokohet Parisi/ Një grua bashkë me 4 fëmijët e saj gjenden të masakruar me thikë

Katër fëmijë dhe një grua të gjetur të masakruar mëngjesin e sotëm në veri të Parisit me “thikë e çekiç”. Autoritetet i gjetën ato nëpër shtëpinë e tyre së bashku me armët e krimit, sipas mediave franceze.

Pesë njerëz të tjerë përfshi dhe sulmuesin e dyshuar, janë plagosur në shtëpinë në zonën Noisy-le-Sec, raporton rrjeti BFM Paris.

Ata thanë se mëngjesin e të shtunës ‘një adoleshent i gjakosur’ hyri në një bar aty pranë për të kërkuar ndihmë dhe i tha menaxherit se “xhaxhai i tij ishte çmendur” dhe kishte sulmuar familjen me thikë e me çekiç.

Tre nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë. Policia erdhi në skenë rreth orës 11 të mëngjesit dhe gjetën dy të vdekur dhe armët.

Shërbimet e emergjencës nuk arritën të shpëtonin edhe tre të tjerë. Të plagosurit u dërguan në spitalin e Clichy, përfshi dhe autorin e dyshuar të masakrës.

Check Also

Tjetër largim nga LSI, kush është ish-deputetja që i bashkohet PS

Deputetja Ediola Braha është larguar nga LSI për t’iu bashkuar partisë që qeveris vendin. Këtë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eleven + 20 =