Home / Kronike / Shokët kujtuan se po tallej, mbytet në lumë 31 vjeçari

Shokët kujtuan se po tallej, mbytet në lumë 31 vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lumin Vjosë ku ka humbur jetën një i ri.

Një 31 vjeçar është mbytur teksa është futur për tu larë në ujrat e lumit Vjosë.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes mësohet se 31 vjeçari Armando Begaj është nga fshati Gorishovë njësia administrative Cakran.

31-vjeçari ishte i martuar dhe me një vajzë. Ai kishte shkuar për t’u larë në lumin Vjosë që kalon pranë fshatit Selishtë.

Ai ka qenë së bashku me dy shokët e tij. Kur ai ka kërkuar ndihmë shokët kanë kujtuar se ai po tallej, dhe kur kanë parë se trupi po fundosej dhe e mori rrjedha e lumit kanë kërkuar ndihmë, por e kanë pasur të pamundur që ta shpëtojnë.

Trupi i tij është parë nga bashkëfshatarë të tij që kanë njoftuar policinë, e cila ka shkuar menjeherë në vendin e ngjarjes, por nuk kanë bërë të mundur nxjerrjen e kufomës nga ujrat e ftohta të lumit Vjosë. Pritet shkuarja e polumbarëve për të gjetur trupin e të riut.

Informacion paraprak:

Sot rreth orës 13:40, në fshatin Selishtë, duke u larë në lumin Vjosë, është mbytur shtetasi A.B., 30 vjeç, banues në Gorishovë.

Policia dhe polumbarët po punojnë për gjetjen e trupit të 30 vjeçarit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Check Also

Censura dhe shkrimtarët shqiptarë në diktaturë – Nga Lazër Stani

Ekperienca personale (Fragment) Edhe sot e kësaj dite e kujtoj me emocion botimin e tregimit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

17 + three =