Home / Aktualitet / Shmangu përplasjen me furgonin, maunia me targa serbe përmbyset në anë të rrugës

Shmangu përplasjen me furgonin, maunia me targa serbe përmbyset në anë të rrugës

Një makinë e tonazhit të rëndë ka dalë nga rruga në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas, në Pishkash.

Maunia me targa serbe NP-100 KX, e cila udhëtonte drejt Shqipërisë ka shmangur përplasjen me një furgon me targa maqedonase LI-31IG në kthesën e Pishkashit, e për pasojë është përmbysur në një arë në anë të rrugës.

Si pasojë e këtij aksidenti, të dy drejtuesit e mjeteve kanë marrë mjekimin në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për sqarimin plotë të rrethanave të aksidentit.

 

Check Also

Shifrat e fundit/ 3 viktima nga COVID-19, ja sa raste të reja u shënuan gjatë 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike shifrat e fundit përsa i përket situatës së koronavirusit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × two =