Home / Aktualitet / Shkrimtarja Kasi denoncon sadizmin kundër deputetit socialist, Profesor Roshi

Shkrimtarja Kasi denoncon sadizmin kundër deputetit socialist, Profesor Roshi

Në një status të saj, shkrimtarja Entela Kasi apelon për njerëzillëk dhe ndalje të urrejtjes së turmave:

Shkrimtarja shkruan:

Lexoj mes rreshtave urrejtjen e shfrenuar, të turmave pa tru, pa zemër, pa mend, që derdhin helm e gjuhë të pisët rreth lajmit për Prof. Dr. Enver Roshi, i cili sot po lufton për jetën në një spital të Turqisë, dhe çuditem se si e deri në cilin zgrip ka përfunduar humanizmi?!

I dashur Profesor Roshi, miku i çmuar jo vetëm i imi dhe familjes time, por i mijëra studentëve, pacientëve, ti do ta fitosh këtë betejë, me ndihmën e Zotit dhe të mjekëve, kolegëve të tu atje ku sot ndodhesh.

Ne lutemi dhe presim të jesh mes nesh, ashtu siç je ti, i veçantë, dinjitoz, i gatshëm për të ndihmuar gjithkënd, me mirësinë të cilën e ke të lindur.

Sot do të shkruaja më tepër, por ajo që dua t’u them turmave pa tru a pa zemër është thjesht një fjali : Zoti ju bëftë njerëz, për të kuptuar vlerën e jetës!

Check Also

3 të vdekur nga Covid në 24 orë, ja sa raste pozitive u shënuan

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitivë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nine + 14 =