Home / Kryesore / Shkrimtari i famshëm Harari sugjeron 5 propozime si ta përballojmë krizën e kornavirusit

Shkrimtari i famshëm Harari sugjeron 5 propozime si ta përballojmë krizën e kornavirusit

Sot autori më i lexuar në botë me librat “Sapiens”, “Homo Deus” dhe “21 Leksione për Shekullin 21”, Yuval Noah Harari, ka propozuar një paketë masash globale me 5 pika për të përballuar krizën e shkaktuar nga Koronavirusi:

Asnjë shtet nuk mund t’ia dalë ta përballojë i vetëm krizën e shkaktuar prej Koronavirusit. Nevojitet një plan veprimi global. Deri më tani, liderët botërorë nuk kanë nisur asnjë diskutim në lidhje me këtë plan. Çfarë po presin akoma ata?
Çfarë duhet të përmbajë vallë ky plan veprimi?
1. Shpërndarje informacionesh të sigurta. Shtetet, që janë prekur të parët dhe kanë fituar kësisoj eksperiencë në qasjen me këtë epidemi, duhet të udhëzojnë të prekurit rishtazi.
2. Koordinim në rang global i prodhimit dhe shpërndarjes së pajisjeve mjekësore me rëndësi bazike si; pajisjet dhe teste diagnostikuese, si dhe pajisjet respiratore.
3. Vendet më pak të prekura duhet të dërgojnë ekipe mjekësore drejt vendeve më shumë të prekura, nga njëra anë për t’u ardhur në ndihmë dhe nga ana tjetër, për të fituar eksperiencë në përballjen e kësaj epidemie.
4. Krijimi i një rrjeti global të sigurisë ekonomike, për t’u ardhur në ndihmë vendeve dhe sektorëve më shumë të prekur.
5. Formulimi i një marrëveshjeje me shtrirje globale për kufizimin paraprak të lëvizjes ndërkufitare, e cila do t’i lejohet vetëm një grupi të vogël udhëtarësh

M.C

Check Also

Rrjeti 5G i rrezikshëm për shëndetin. Zvicra ndalon përdorimin e saj!

Zvicra, një nga liderët në botë në përdorimin e teknologjisë celulare 5G, ka vendosur një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × 3 =