Home / Letersi / Shkrimtari Erlind Sulko lajmëron botimin e librit të tij të parë

Shkrimtari Erlind Sulko lajmëron botimin e librit të tij të parë

Erlind Sulko/

Para se të zhdukem sërish, desha t’ju njoftoja që sot është botuar libri im i parë.

Është një qerthull i shkurtër poezish shpirtërore kushtuar fjalëve të fundit të Krishtit: Kam Etje.

Libri është shkruar para 5 vitesh, në vitin 2015, kur isha vetëm 23 vjeç. Këto poezi janë shkruar para se të pagëzohesha në Kishën Katolike dhe shpreh shumëçka që më shtyu drejt atij vendimi thelbësor.

Desha të falenderoj tim vëlla, Taulant Sulkon, i cili e ka dizajnuar ballinën dhe pjesën e brendshme të librit. Gjithashtu i jam jashtëmase mirënjohës shtëpisë botuese Odeon Botime për mbështetjen dhe botimin e librit.

Do ju njoftoj së shpejti se ku mund ta gjeni librin.

Aucune description de photo disponible.

Check Also

MOTIVI ATDHETAR NË POEZITË E LEFTER ÇIPËS

Idajet Jahaj/ (Duke rilexuar një nga librat e tij) Përmendim një strofë nga një vjershë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fifteen − 10 =