Home / Kryesore / Shkrimtari dhe ushtari!

Shkrimtari dhe ushtari!

E pyeta Faruk Sehiç, shkrimtarin boshnjak me emër këtë kohë për letërsinë e tij të luftës, se çfarë bënte ai kur Bosnja ishte përfshirë nga flakët e saj. Dhe prisja të më thosh se ish në Angli student apo në Gjermani duke ndjekur Bajernin ndeshje më ndeshje…
-Në luftë, tha. Komandant kompanie!
Pandeha se nuk tha të vërtetën. Komandant kompanie kisha qënë edhe unë në zboret e Enver Hoxhës.
-Vërtet?! Sa ushtarë kishte kompania jote?
-131 ushtarë, tha ai. Ishim alpine! Kur mbaroi lufta rrugën e kthimit në shpi, që kur shkuam e bëmë për katër orë, e bëmë për katër ditë…
Kishte lënë fakultetin dhe kish rrokur pushkën miku im Faruk! Dhe kish bërë më pas letërsinë më të mirë të luftës në kohën e sotme. Se i ish vrarë miku në llogore ndërsa unë veja e vija në Londër e bëja para me anë të fjalës!

Check Also

Shifrat e fundit/ Shënohen mbi 280 raste të reja dhe 3 viktima nga COVID-19 gjatë 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se kanë humbur jetën 3 persona nga Covid në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 + 7 =