Home / Kulture / Shkrimtarë shqiptarë në Rumani

Shkrimtarë shqiptarë në Rumani

Bardhyl Londo

Para disa vjetesh ne nje aktivitet te pervitshem poetik ne Braila te Rumanise, nje qytet rreth 300 mije banore, buze Danubit, mora çmimin “Ballkanica”.
Ne nje bisede me drejtorin e bibliotekes, e cila ishte me e mire se Biblioteka jone Kombetare dhe plotesisht e dixhitalizuar, i thashe se ketu kishte jetuar krijuesi i pare i Abetares se pare shqiptare, Naum Veqilharxhi. Me fal nje minute, tha dhe u ngrit. Pas dy-tri minutash u kthye dhe e tha: po ka shume materiale per te.
Ne vitet 70 kane ardhur nje studiues nga Tirana, Vehbi Bala dhe nje nga Prishtina, por nuk iu kane dhene asnje material sepse nuk ishte mbushur afati qe kerkojne arkivat dhe e dyta duhet paguar. Por do t’ua japim juve. Me para?- i thashe. Jo, tha dhe qeshi. M’i hodhen te gjitha materialet ne dy-tre disketa te cilat kur u ktheva e Tirane ia dorezova Bibliotekes Kombetare. Besoj je i kenaqur, me tha miku rumun. Jo, i thashe, gjysem me shaka dhe gjysem seriozisht.
E bejme, tha menjehere, te gjitha shpenzimet jane tonat, ju duhet te sillni vetem bustin. Neser do zgjedhim vendin. Dhe vertet zgjodhem vendin me te mire: ne qender te qytetit te vjeter, perballe Teatrit, godines me te bukur ne qytet. Po te nesermen takuam kryetarin e Bashkise i cili aprovoi te gjitha ato qe me kish propozuar drejtori i Bibliotekes.
Rasti i dyte ishte busti i Naim Frasherit. Ne parkun me te madh te Bukureshtit nje parcele e madhe eshte vetem me bustet e shkrimtareve me te shquar boterore. Perkrah Emineskut, poetit te tyre kombetar, ishte Tolstoi dhe Naim Frasheri. Çudia ime ishte e pakrahasueshme. Ne fakt ketu ka qene Gorki, me thane ata qe me shoqeronin. Ne donim te gjenim rastin ta hiqnim. Dhe rasti erdhi kur duhej t’i gjenim patjeter nje vend ne park Naim Frasherit.
Eshte prekese kujdesi i rumuneve per letersine shqipe. Edhe sot jane vendi qe perkthejne me shume dhe qe pergatisin me shume perkthyes nga gjuha shqipe. Me vjen keq qe edhe ne nuk veprojme keshtu me letersine rumune.

Check Also

Ndërroi jetë nga sëmundja e rëndë, familjarët i plotësojnë ëndrrën Astrit Osmanit

Astrit Osmani lindi më datë 28/12/1957 në Vlorë dhe ndërroi jetë më datë 11/11/2020 në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × 2 =