Home / Investigim / Shkon në SPAK vjedhja e 10.8 milionë euro me uniformat e policisë

Shkon në SPAK vjedhja e 10.8 milionë euro me uniformat e policisë

Shkon në SPAK vjedhja 10.8 milionë Euro me uniformat e policisë, dhënë mikut të Ardi Veliut, xhambazit Ismail Kadiu të Vlorës.

Raportimi vjen nga “Pamfleti”, që në vijim pyet: Ç’lidhje ka turku i veshjeve ushtarake, Vedat Yakupoglu, me kryepolicin Ardi Veliu?

Sipas të njejtit burim tenderi 4-vjeçar është bërë dy herë: I pari me vlerë afro 28 milionë Euro për 726 artikuj; ndërsa tenderi i dytë, u bë po me të njëjtën vlerë, por me 486 artikuj mallrash më pak, ndërsa edhe kjo sasi këpucë e veshmbathje, është korigjuar e ulur me 20%-30% më pak pas lidhjes së kontratës më 10 shtator 2020
Tashmë është në tavolinën e SPAK, dosja e tenderit korruptiv me objekt “Blerje uniforma, veshmbathje e këpucë të 10 000 policëve të shtetit për 4 vite”; për shkak se ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj e kryepolici Ardi Veliu si inskenues e realizues të vjedhjes, nuk hoqën dorë nga kjo aferë e pisët.

Prova kryesore dhe e qartë e vjedhjes së dirigjuar nga Ardi Veliu, në favor të mikut të tij nga Vlora, biznesmenit Ismail Kadiu, është fakti se ky tender është bërë dy herë:

Herën e parë, kur shefat e uniformave blu, menduan se nuk do zbulohej vjedhja me falsifikim çmimesh për njësi, me fond limit 28 milionë euro për 726 artikuj (mallra)

Herën e dytë, pas plasjes së skandalit në media, tenderi u bë më 14.07.2020, i përsëritur me të njëjtin fond limit, por duke pakësuar artikujt (mallra) nga 726 zëra, në 486 zëra (mallra).

Me këtë marifet, po me falsifikim çmimesh, vjedhja është 10.8 milionë Euro, duke shtuar afro 60%-200% për çdo artikull uniforma e këpucë; ku rekord ishte kapelja me vlerë sa 1 pagë mujore inspektori policie dhe këmishat verore, me vlerë sa 1 kostum dimëror.

Sipas llogarisë financiare për 10 000 policë, rezulton se me tenderin që i është dhënë Kadiut të Vlorës, nga miku i tij Ardi Veliu, janë zhvatur nga 1080 Euro për uniformën e çdo polici; “mëkat” të cilin e ka “bekuar” dhe ish-ministri Lleshaj, duke vënë firmën mbi tender dhe duke e quajtur “shpifje”.

Quhej shpifje, fakti që xhaketa e thjeshtë e 1 polici komuniteti, kushton 2 herë më tepër se xhaketa e 1 drejtuesi të lartë policie, që ka aksesorë shtesë; ose 1 palë këpucë verore, kushtojnë sa 3 palë këpucë dimërore, ndërsa krejt veshje-kostumi i Ardi Veliut si kryepolic, kushton 88% më lirë se kostumi i policit pa gradë.

Ekspertët e prodhimeve tekstile të policisë, kanë konstatur se vjedhja e bërë me këtë tender, fshehur në kotratën që ka marrë Ismail Kadiu i firmës “D&E shpk” (ish Çollari shpk); është 13 miliardë e 268 milionë, 757 mijë e 780 lekë të vjetra pa TVSH, ose 10.8 milionë Euro.

Kjo vjedhje është e barabartë me 239 mijë e 985 uniforma policore, llogaritur në tenderin e parë, por hequr në tenderin e dytë, pa e pakësuar fondin limit.

Edhe në tenderin e parë, vjedhja me çmimet e larta të unifomave, ishte në vlerën 5 miliardë lekë të vjetra; ndërsa shtesa e vjedhjes deri në 13 miliardë lekë, është inskenuar duke rritur vlerën e shumatores për copë/ mall.

Nëse SPAK nuk e di, duhet të përfshi në hetim edhe këtë fakt: para 1 muaji, shteti gjerman i dhuroi ”RENEA”-s, 200 palë këpucë speciale me qafë për aksione malore, të cilat kishin çmim tregu 150 euro 1 palë.

Ndërsa me tenderin e Lleshajt e Veliut, u blenë nga Kadiu i Vlorës, këpucë dimërore për meshkuj, me çmim 28 mijë e 66 lekë 1 palë, ndërsa këpucët e thjeshta për femra, janë blerë me 137 euro/1 palë.

E sikur të mos mjaftonte vjedhja 10.8 milionë Euro me falsifikime çmimesh për njësi artikulli; firmës “D&E shpk” (ish Çollari shpk), i është dhënë tenderi, me ofertë 98.87 % të fondit limit, ose 27 miliardë e 690,547,760 lekë pa TVSH, nga 28 miliardë e 003,475,700 lekë pa TVSH që ishte shpallur gara.

Faktikisht, tenderi iu dha firmave “D&E” sh.p.k., “Summer conf. S.R.L”, “Lovers S.R.L” dhe “Yakupoglu tekstileve deri San. Tic. As a. Vedat Yakupoglu”, por përfaqësues i tyre zyrtar (sekser) tek shefat e ministrisë, ishte Ismail Kadiu i firmës “D&E” shpk, vërtetuar nga kontrata e lidhur më 10.09.2020 (publikuar në Buletini APP, nr.77 datë 28 shtator 2020).

Çudia është, se tenderi kishte si specifikim, kontratë vetëm me 1 firmë fituse, ndërsa drejtuesi i policisë së shtetit, në shelje të plotë të ligjit, ka shpallur fituese 4 firma të bashkuara; mes tyre dhe firma e turkut Vedat Yakupoglu, i njohur i Ardi Veliut gjatë kohës kur bënte trajnimet në Turqi.

Një tjetër pistë hetimi nga SPAK, është dhe fshehja e të dhënave, duke e bërë kontratën për 4 vite; pa detajuar grafikun kohor, për sasitë e veshjeve dhe këpucë të çdo viti; madje sasia sipas artikujve (zërave) është korrigjuar edhe pas nënshkrimit të kontratës, gjë që tregon se po bëhet vjedhje mbi vjedhje.

Bosi Ismail Kadiu nga Vlora, që ka përlarë tenderin pa garë e me ksoto 10.8 milionë Euro më tepër se kostoja reale; i di më mirë këto fakte e mund t’i sqarojë para SPAK sepse po i zbaton sipas pazarit që ka bërë me shefat e policisë e ministrisë./ Marrë nga Arberianews.net

Check Also

NUK MERITOHET MANDATI I TRETË VETËM ME “QINDARK-VAKSINAT”

Nga Xhovan SHYTI – Një tjetër shfaqje demagogjike na ka dhuruar Kryeministri ynë, që prej …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seventeen − 2 =