Në fshatin Biqec të Kaçanikut ka vdekur një 81 vjeçar derisa ishte duke marrë fletvotimin për të votuar, shkruan Gazeta Metro.
Rastin e ka konfirmuar Kemal Dullovi menaxher i Qendres Jusuf Gervalla ne Biqec. Dullovi ka thënë se 81 vjeçari ishte duke marrë fletvotimin derisa ka rënë mbrapa.
“Personi ka rënë në tokë dhe më pas i biri me tre persona e kanë futur në veturë për ta dërguar në emergjencë. Gjatë rrugës 81 vjeçari ka ndërruar jetë”, ka thënë Dullovi. Gjithashtu është bërë e ditur se viktima ka qenë me vendbanim në Shkup.
(S.D/Faxweb.al)