Home / Aktualitet / Shkodër/ Policia u shkon derë më derë personave të prekur me Covid-19, ja përse

Shkodër/ Policia u shkon derë më derë personave të prekur me Covid-19, ja përse

Shkodër – Policia e shtetit ka vijuar kontrolle të herë pas hershme në banesat e personave që janë të infektuar me Covid-19 për të parë nëse ata kanë respektuar rregullat e karantinës.

Strukturat e Policisë disponojnë listat e përditësuara me emrat e personave të prekur dhe rastet e reja. Në orare të ndryshme gjatë ditës dhe mbrëmjes, shërbimet e Policisë ushtrojnë kontrolle në banesat e këtyre shtetasve.

Njoftimi i policisë:

Në kuadër të masave të marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të Komisariateve në varësi të saj kanë ushtruar kontrolle të njëpasnjëshme në banesat e personave të prekur nga COVID-19, me qëllim respektimin me rigorozitet të vetëkarantinimit.

Strukturat e Policisë disponojnë listat e përditësuara me emrat e personave të prekur dhe rastet e reja. Në orare të ndryshme gjatë ditës dhe mbrëmjes, shërbimet e Policisë ushtrojnë kontrolle në banesat e këtyre shtetasve.

Policia e Shkodrës apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë distancimin social, lokalet dhe bizneset të respektojnë protokollet e sigurisë, në mënyrë që të gjithë të kontribuojmë në mbrojtjen nga COVID-19.

Check Also

Bilanc i frikshëm, ja sa vetë humbën jetën në 24 orë nga Covid në vend

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë konfirmuar 275 raste të reja me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

thirteen + 18 =