Home / Aktualitet / Shkencëtari me famë botërore: Ja pse koronavirusi nuk do ta godasë fort Shqipërinë

Shkencëtari me famë botërore: Ja pse koronavirusi nuk do ta godasë fort Shqipërinë

Një mesazh optimist vjen nga shkencëtari Robert Gallo i cili ka theksuar se koronavirusi nuk do ta godasë Shqipërinë aq fort sa goditi Italinë.

Profesori Gallo, që njihet si studiues më famë botërore, dhe një nga zbuluesit e virusit të AIDS dhe të testit të parë të diagnostikuar të HIV ka analizuar se COVID-19 nuk do të hapet në masë edhe në jug të Italisë.

“Epidemia qe po perhapet tani ne itali nuk eshte njëlloj si epidemia qe u perhap ne Kine dhe besoj se nuk eshte e sigurt qe covid i ri do te perhapet ne mase edhe ne Jug te Italise”, ka thënë ai.

Italia e jugut, që është në të njëjtën pozicion gjeografik jugor si Shqipëria është më pak e prekur me rajonet në Italinë e veriut, duke shënuar vetëm 100 të infektuar, nga të cilët vetëm 2 janë shtruar.

“Me hartën e botës në dorë po dallojmë një përhapje nga Lindja në Perëndim dhe në të kundërt dhe jo nga Veriu në Jug. Nëse shikojmë globin shohim se virusi psh nuk është përhapur në Rusi dhe në Afrikë.

Nuk e dimë akoma pse, ndoshta është një faktor që lidhet me temperaturën ose jo. Por është një element që duhet marrë me patjetër në konsideratë”, ka thënë Gallo, duke na dhënë shpresë se edhe vendi ynë nuk do të goditet fort nga koronavirusi bazuar në analizën e tij.

Check Also

Rrjeti 5G i rrezikshëm për shëndetin. Zvicra ndalon përdorimin e saj!

Zvicra, një nga liderët në botë në përdorimin e teknologjisë celulare 5G, ka vendosur një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eleven + 19 =