Home / Uncategorized / Shkencëtarët zbulojnë 24 planete me kushte më të përshtatshme jete sesa Toka

Shkencëtarët zbulojnë 24 planete me kushte më të përshtatshme jete sesa Toka

Shkencëtarët kanë zbuluar 24 planetë jashtë sistemit tonë diellor që ata besojnë se mund të kenë kushte edhe më të përshtatshme jete sesa Toka. Në një studim të ri, të udhëhequr nga Universiteti Shtetëror i Uashingtonit, studiuesit detajojnë karakteristikat për këta planetë të mundshëm ‘të banueshëm’. Planetët janë më shumë se 100 vjet dritë larg, por mund të jenë shpresa jonë më e mirë për gjetjen e jetës përtej Tokës.

Profesori Dirk Schulze-Makuch, i cili drejtoi studimin, tha: “Me ardhjen e teleskopëve të ardhshëm hapësinorë, ne do të marrim më shumë informacion, prandaj është e rëndësishme të zgjedhim disa objektiva. Ne duhet të përqendrohemi në planete të caktuara që kanë kushtet më premtuese për jetë komplekse.”Sidoqoftë, duhet të jemi të kujdesshëm që të mos ngecim duke kërkuar një Tokë të dytë sepse mund të ketë planetë që mund të jenë më të përshtatshëm për jetën sesa i yni”. Planetët përfshijnë ata që janë më të vjetër, pak më të mëdhenj, pak më të ngrohtë dhe ndoshta më të lagësht se Toka. Jeta mund të lulëzojë gjithashtu më lehtë në planet që rrethojnë yje që ndryshojnë më ngadalë me jetëgjatësi më të madhe se dielli ynë, sipas ekipit.

Në veçanti, studiuesit identifikuan një planet që plotëson të gjitha kriteret për planetët e banueshëm, që do të thotë se ka gjasa që jeta të lulëzojë atje. Profesori Schulze-Makuch shtoi: “Ndonjëherë është e vështirë të përcjellësh këtë parim të planetëve të banueshëm, sepse mendojmë se kemi planetin më të mirë. “Ne kemi një numër të madh të formave komplekse dhe të larmishme të jetës, dhe shumë që mund të mbijetojnë në mjedise ekstreme. “Është mirë të kesh jetë të adaptueshme, por kjo nuk do të thotë që ne kemi më të mirën nga gjithçka.”

CNA.al

Check Also

Dalin jashtë kontrollit shifrat e reja në Francë, mbi 30 mijë të infektuar në ditë

Në 24 orët e fundit në Francë është rritur ndjeshëm numri i rasteve të reja …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

six + six =