Home / Shendeti / Shkencëtarët gjejnë zgjidhjen për ta rikthyer shijen e domates

Shkencëtarët gjejnë zgjidhjen për ta rikthyer shijen e domates

 

Është e vërtetë që shumë ushqime sot nuk kanë më shijen e mëparshme.

Këtë mund ta keni përjetuar në vetën e parë ose ta keni dëshuar shpesh të thuhet nga prinderit apo gjyshërit.

Veçanërisht domatet të cilat kanë një aromë karakteristike e cila duket se humbet vit pas viti.

Sipas USDA, sot në të gjithë botën domatet edhe kur janë të freskëta shfaqin problemin e humbjes së shijes.

Përse ndodh kjo?

Kjo vjen si pasojë e ndryshimit të procesit të rritjes se tyre dhe ushqyesve.

Sot fermerët fokusohen më shumë tek rezistenca e domateve dhe mbajtja larg e sëmundjeve se tek shija dhe aroma e domateve.

Për rrjedhojë tregjet sot janë të mbushura me domate të cilat konsiderohen të sigurta për konsum, por nuk kanë shijen e mëparëshme.

Një zgjidhje e re nga ekspertët

Për këtë problem një ekip shkencëtarësh nga Universiteti i Floridas japin një zgjidhje për t’ju kthyer domateve shijen e tyre origjinale.

Qëllimi i tyre parësor ishte identifikimi i kimikateve natyrale të cilat ju japin aromë domateve.

Së pari ata ndanë ADN e frutit dhe ekzaminuan kimikatet që dhurojnë aromën karakteristike tek 398 domate të llojeve të ndryshme.

Ata zgjodhën 160 mostra nga i identifikuan në 100 kategori sipas rangut dhe shijes.

Nëpërmjet këtyre klasifikimeve, studiuesit arritën të kuptojnë se cilat janë gjenet e munguara që ju japin aromë domateve.

Ato quhen alele dhe mun dtë përdoren për të zëvëndësuar gjenet e këqija tek domatet që përdoren në përditshmëri.

Ky studim i udhëhequr nga profesori i hortikulturës Harry Klee, u botua në revistën Science dhe konsiderohet si një revoluzion i vërtetë në këtë fushë.

Sipas ekspertëve aplikimi i këtyre gjetjeve do të kërkojë ende disa vite, por pritja ja vlen për shkak të rezultateve prej të cilave do të përfitojnë si fermerët ashtu dhe konsumatori në tyrezë.

Check Also

Gjalpi i kikirikut: ja përfitimet shëndetësore që merrni!

Përshtati në shqip: Anxhela Cami Gjalpi i kikirikut është i pasur me yndyrna të shëndetshme …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × five =