Home / Kryesore / Shkeli urdhërin e vetëizolimit,shoqërohet në rajonin e policisë këngëtari i njohur kosovar

Shkeli urdhërin e vetëizolimit,shoqërohet në rajonin e policisë këngëtari i njohur kosovar

Këngëtari Shkëlzen Jetishi, i qajtur ndryshe Xeni disa ditë më parë ka marrë pjesë në një ditëlindje në Gjilan, ku këndonte këngëtari Muhamet Sejdiu i cili tashmë ka dal pozitiv me koronavirus.

Për këtë arsye ai u vetëizolua në shtëpi që të mos rrezikonte edhe të tjerët. Por mesa duket ai i ka thyer rregullat e vetëizolimit duke dalë nga shtëpia.

Ai është shoqëruar në stacionin e policisë së Gjakovës si pasojë e shkeljes së urdhërit të autoriteteve kosovare për vetëizolim.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj. Ai ka treguar se këngëtari është shoqëruar në polici, është intervistuar dhe pastaj është liruar me premtimin se do e respektojë masën e vetizolimit.

M.C

Check Also

Rrjeti 5G i rrezikshëm për shëndetin. Zvicra ndalon përdorimin e saj!

Zvicra, një nga liderët në botë në përdorimin e teknologjisë celulare 5G, ka vendosur një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seven − one =