Home / Aktualitet / Shkelën protokollet e sigurisë, ja si e pësuan pronarët e 4 lokaleve në Tiranë

Shkelën protokollet e sigurisë, ja si e pësuan pronarët e 4 lokaleve në Tiranë

Policia e Tiranës ka gjobitur me 3 milionë lekë pronarët e tre lokaleve në kryeqytet, pasi nuk ka respektuar masat kundër koronavirusit.

Gjithashtu, është gjobitur me 1 milion lekë pronari i një restoranti, asi u konstatua duke zhvilluar ceremoni festive duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Ndërkohë, përveç gjobës, policia ka mbyllur për një periudhë 6-mujore njërin prej lokaleve, pasi është konstatuar duke ushtruar aktivitet në mënyrë të përsëritur në kundërshtim me Aktin Normativ.

Policia apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID – 19.

Evidentohen katër raste të shkeljes së protokolleve të sigurisë.

Ndëshkohen me nga 3.000.000 lekë gjobë tre shtetas dhe me 1.000.000 lekë një tjetër, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, kanë konstatuar dy ambiente në të cilët ushtrohej aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Shërbimet e Policisë u kanë vendosur pronarëve të subjekteve, shtetasve RR. XH. dheH. H., masën administrative 3.000.000 lekë secilit.

Gjithashtu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, i kanë vendosur masën administrative 1.000.000 lekë, shtetasit H. I., pronar i një restoranti, pasi u konstatua duke zhvilluar ceremoni festive duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Po në vijim të kontrolleve sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.5,kanë ndëshkuar me masë administrative 3 milion lekë, dhe me mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, subjektin me pronar shtetasi R.C., pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në mënyrë të përsëritur në kundërshtim me Aktin Normativ.

Policia e Tiranës apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Check Also

Himara, ca po gatuhet për zgjedhjet 2021?!

(Skenaret per rikthimin e kandidateve te caktuar nga Athina dhe kunderpergjigjia shqiptare ne SHBA dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twelve − 3 =