Home / Aktualitet / Shkelën masat anti-COVID, gjobiten 1672 qytetarë

Shkelën masat anti-COVID, gjobiten 1672 qytetarë

Në kohën kur vendi prej disa ditësh po regjistron shifra të larta të të infektuarve me COVID-19, duket se Policia e Shtetit ka intensifikuar kontrollet. Policia e Shtetit bën me dije se janë ndëshkuar 1672 shtetas që u konstatuan pa maskat mbrojtëse, gjatë 48 orëve të fundit.

Po gjatë 24 orëve të fundit, shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 221 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 9 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.

Në zbatim të masave anticovid, Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social, ndërsa subjektet tregtare, lokalet dhe restorantet të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin e mbylljes, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Check Also

Ambasada Amerikane reagon për deklaratën e Xhelal Mziut: Dhuna e Elbasanit e pajustifikueshme

Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë Yuri Kim, ka përshëndetur ndjesën e Xhelal Mziut nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

14 − 12 =