Home / Aktualitet / Shkatërrohet rrjeti më i madh i abuzimit të fëmijëve/ Europol pritet të bëjë arrestime në mbarë botën

Shkatërrohet rrjeti më i madh i abuzimit të fëmijëve/ Europol pritet të bëjë arrestime në mbarë botën

Një nga faqet më të mëdha në botë për ndarjen e imazheve të abuzimeve seksuale me fëmijët është zbuluar nga hetuesit gjermanë.

Zyra Federale e Policisë Kriminale (BKA) deklaroi se platforma “Boystown” kishte më shumë se 400,000 anëtarë. Disa imazhe tregonin abuzime tepër të rënda seksuale ndaj fëmijëve të vegjël.

Në hetim ishin të përfshirë agjencitë e zbatimit të ligjit në Hollandë, Suedi, Australi, SHBA dhe Kanada. Disa faqe-chat pedofilie u shpërbënë, ndërsa 3 shtetas gjermanë janë arrestuar, shkruan TheMirror.

Europoli do të merret me shqyrtimin e operacionit dhe priten arrestime të tjera në të gjithë botën/Descript.al

Check Also

Vrasja e Mehmet Qemës nxjerr në dritë krime të tjera/ Çfarë zbuloi Policia në magazinën e viktimës

Disa ditë pas vrasjes së 27 vjeçarit Mehmet Qema në zonën e 5 majit në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × 2 =