Home / Aktualitet / Shkarkohet nga detyra gjyqtari Olsi Xhavella

Shkarkohet nga detyra gjyqtari Olsi Xhavella

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi të Enjten nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Korçë, Olsi Xhavella.

Trupa e KPK-së e kryesuar nga Pamela Qirko, me relator Roland Ilia dhe anëtare Brunilda Bekteshi, shpalli të Enjten në mëngjes vendimin për të shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Korçë.

Xhavella u hetua nga KPK për të tre kriteret e vetingut, përfshirë pasurinë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.

Gjatë seancës dëgjimore të mbajtur me 16 mars, Komisioni konstatoi probleme me pasurinë dhe profesionalizmin e gjyqtarit.

Olsi Xhavella e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2002 dhe ka punuar për më shumë se një dekadë në gjykatën e Korçës. Në vitin 2014, Xhavella u dekretua  nga Presidenti i Republikës si gjyqtar i Gjykatës së Apelit në Korçë./BoldNews

Check Also

“Kush o komunist këtu oooo të djathtë?” Rama me tone të ashpra nga Durrësi

Rama: Kanë gjë të bukur këta se thonë se jam anti-komunist se më kanë dërrmu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

16 − three =