Home / Aktualitet / Shkarkohet nga detyra drejtori i burgut të Peqinit, Bukurosh Malluta

Shkarkohet nga detyra drejtori i burgut të Peqinit, Bukurosh Malluta

PEQIN- Shkarkohet nga detyra drejtori i burgut të Peqinit, Bukurosh Malluta. Ky vendim është marrë nga ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, për shkak të keqmenaxhimit të situatës në burgun e Peqinit.

Ky shkarkim vjen në një kohë kur 170 të burgosurit e burgut të Peqinit janë futur në grevë urie. Këta të fundit kërkojnë amnisti dhe rishikim të dënimeve. Ata kërkojnë që dënimet e tyre të përgjysmohen dhe dënimet përjetë të konvertohen në 20 vite.

Për të arritur qëllimin e tyre, të burgosurit i kanë dërguar një letër presidentit Ilir Meta, kryeministrit Edi Rama, kryeparlamentarit Gramoz Ruçi dhe ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonajt.

Po kështu, të burgosurit kanë zhvilluar një takim edhe me një grup nga Drejtoria e Përgjithshme të Burgjeve dhe përfaqësues të Avokatit të Popullit, por nuk dihet ende çfarë vendimi është marrë.

Sakaq, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj është shprehur për këtë grevë, se nuk pret që të dënuarit ta pranojnë lehtë regjimin bis 41, pasi është i vështirë.

J.V/Dosja.al 

Check Also

Lufta në Nagorno Karabakh, spikerja ia plas së qarit në studio teksa jepte lajmet (VIDEO)

Lufta është duke vijuar e ashpër në Nagorno Karabakh, ku Azerbajxhani po fiton terren nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × five =