Home / Aktualitet / Shkarkimi i Metës/ Rama: Meta na turpëroi me SHBA

Shkarkimi i Metës/ Rama: Meta na turpëroi me SHBA

Kryeministri Edi Rama u tregua i prerë sot lidhur me vendimin për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i Presidentit. Ndryshe nga herët e tjera, Rama ka mbajtur një fjalim në Parlament që ka zgjatur rreth 1 minutë, ndërsa akuzoi ish-aleatin e tij në qeverisje, se e ka tradhëtuar misionin e Presidentit.

Rama tha se Meta e ka poshtëruar Kushtetutën, ka shembur institucionin e garantit të unitetit kombëtar, ka minuar kufirin e ndarjes së pushteteve, ka turpëruar Shqipërinë në marrëdhënien krejt speciale me SHBA.

“Ilir Meta ka shkarravitur fytyrën e shtetit shqiptar në marrëdhënie me përfaqësitë diplomatike, i ka hunbur të gjitha shanset që i janë dhënë bujarisht në mënyrë të përsëritur për tu kthyer në binarë.

Shqipëria nuk mund të mbajë më në kurriz Ilir Metën. Keqardhje për mikun tonë të dikurshëm Ilir, por Meta i sotëm nuk mund të mbajë më statusin që i dha Kuvendi”, tha Rama.

Check Also

11 të vdekur nga shpërthimi i fuqishëm i gazit, qindra të tjerë të plagosur

Të paktën 11 persona kanë humbur jetën pas një shpërthimi të fuqishëm gazi të dielën, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × two =