Home / Opinion / Shkaku që më bëri t’i futem studimit të filozofisë

Shkaku që më bëri t’i futem studimit të filozofisë

Nga Robert MARTIKO-

Ishte një mëngjes i bukur vere i vitit 1989. Gjendesha jashtë Shqipërisë familjarisht. Një ditë më parë kisha kaluar kufirin detar për të ardhur nga Saranda në Korfuz. Muri i Berlinit porsa kishte rënë. Vendosa të zbres nga banesa e të hyj në një rrugicë me emrin “Filelínon”, me disa dhjetëra dyqane floriri në të dy krahët e saj. Vija nga një vend me gërmadha ekonomike, varfëri totale e me një psikologji të shkatërruar.

Megjithatë, përshtypje nuk më bënë dyqanet e arit, por më shumë turistët e huaj dhe vendësit që më dukeshin si marsianë. Sidomos fizionomitë veriore, të pa vrara nga drita e fortë e Mesdheut, në ngjyrë trëndafili, kishin një shikim, që dukej të mos iu drejtohej njerëzve në sy, për ti parë. Ndërsa unë vija nga një vend që shkonte të çlirohej pak e nga pak nga Lufta e Klasave, me shpresë të lihej pas armiqësia e përçarja e përjetshme.

Papritur iu drejtova vetvetes me fjalët: “Këta njerëz, të cilët më duken si jashtëtokësorë të porsa zbritur nga ndonjë planet i largët, dikur, para shumë shekujsh, kanë qenë në gjendje shtazërie të plotë. Si ndërtim në DNA nuk ka asnjë ndryshim suedezi, norvegjezi, finlandezi apo danezi nga shqiptari. Çfarë të ishte vallë ajo forcë e madhe lëvizëse shpirtërore që i ndryshoi, qytetëroi, kulturoi, ndërsa neve na la në përçarje e vëllavrasje të përjetshme! -Nga ai çast vendosa ti vë vetes qëllim për të mësuar sekretin.

Sa më sipër është fragment nga librim im i ardhshëm për poetin e madh dhe Njeriun Fisnik Lasgush Poradeci. E dyta, NDERSHMËRIA, që ka rëndësi jetike për shoqërinë, deri më sot është një temë e patrajtuar…

 

Check Also

Një përmendore, disa dekorata, këngë kafehanesh

Nga Enver ROBELLI – Një përmendore, disa dekorata, këngë kafehanesh: kështu u prit shkrimtari serbomadh …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × five =