Home / Aktualitet / Shkaktoi aksidentin me 3 viktima, arrestohet 37-vjeçari

Shkaktoi aksidentin me 3 viktima, arrestohet 37-vjeçari

Policia e Tiranës njoftoi sot se ka arrestuar drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin në Rrogozhinë ku humbën jetën 3 persona.

Sipas policisë, shtetasi E.L, 37 vjeç, drejtonte automjetin që kreu parakalimin e gabuar, duke shkaktuar përplasjen me dy mjete të tjera.

Njoftimi i plotë

Policia ka arrestuar shtetasin E. L., 37 vjeç, pasi ditën e djeshme është përfshirë në një aksident me 2 mjete të tjera. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën 2 drejtuesit e mjeteve shtetasit T. M., 59 vjeç dhe B. K., 58 vjeç, si dhe shtetasja R. K., 44 vjeçe., pasagjere në mjetin me drejtues B. K. Gjithashtu është dëmtuar dhe një shtetase e mitur 10 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve./BoldNews

Check Also

Përleshje masive në Jerusalemin Lindor, mbi 100 persona të plagosur

Një numër personash janë plagosur në përleshjet në Jerusalemin Lindor në mes të aktivistëve hebrenj …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × two =