Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të ulët atmosferik të pozicionuar në Verilindje të tij, e cila po influencon mot të paqëndrueshëm në territorin e Shqipërisë.
Për ditën e sotme, moti do të jetë i vranët dhe reshje shiu në veri dhe zonën qëndrore, jugu do të jetë me kthjellime dhe vranësira.
Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SË) me shpejtësi maksimale 10-15 m/sek në bregdet.
Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,5-2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zonat malore 8/17°C
Zonat e ulëta 10/23°C
Zonat bregdetare 14/22°C