Home / Aktualitet / Shiste apartamente nga dy herë, Gjykata jep vendimin për biznesmenen Hoxholli

Shiste apartamente nga dy herë, Gjykata jep vendimin për biznesmenen Hoxholli

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 6 vite burg biznesmenen Vjollca Hoxholli, e cila shiste nga dy herë apartamentet duke mashtruar qytetarët.

Hoxholli u përball në Gjykatë me akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda.

Po për mashtrim u dënua edhe Dorjan Hata, i cili kishte shërbyer si sekser në shitjen e banesave.

Më herët, pokuroria e Tiranës kishte kërkuar 6 vite burg për Vjollca Hoxholli, e cila herën e fundit është vënë në pranga në vitin 2018

Ajo akuzohet se nën drejtimin e kompanisë së ndërtimit ‘Hoxholli Sh.P.K.”, shiste disa herë të njëjtin apartament dhe përfitonte paratë duke mashtruar qytetarë të ndryshëm.

Ajo u zbulua se kishte përfituar 318 mijë euro duke ushtruar veprimtarinë e mashtrimit.

Check Also

Vjosa Osmani mbështet Albin Kurtin: Të padisim Serbinë për gjenocid

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencën e përbashkët për media me presidentin slloven Borut …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

six + six =