Home / Aktualitet / Shirat e rrëmbyer e era e fortë i lenë vendin kthjellimeve, ja kur pritet përmirësimi i motit

Shirat e rrëmbyer e era e fortë i lenë vendin kthjellimeve, ja kur pritet përmirësimi i motit

Pas ditëve me reshej të dendura shiu e erë të fortë, vendi do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se nesër moti në vendin tonë do të jetë i kthjellët, por nuk do të mungojnë edhe alternimet e vranësirave kalimtare të cilat më të përqëndruara do të jenë në relievet kodrinore-malore.

Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta.

Njoftimi i plotë:

Përshëndetje nga SH.M.U!

Pas dita ditëve me reshje shiu e mot krysisht të vranët, gradualisht mbi vendin tonë fillojnë të ndikojnë kushte të qëndrueshme atmosferike.

Në këtë mënyrë, nesër moti në vendin tonë do të jetë i kthjellët por nuk do të mungojnë edhe alternimet e vranësirave kalimtare të cilat më të përqëndruara do të jenë në relievet kodrinore-malore.

Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të dobta në formë pikash. Në relievet e larta malore në orët e drekës reshjet do të jenë edhe në formën e shtrëngatave apo stuhive afatshkurtër shoqëruar me shkarkesa elektrike apo breshër.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim 1-10m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare, zonat luginore dhe në momentin e zhvillimit të fenomeneve (shtrëngatë dhe/apo stuhi lokale).

Në fushën termike vlerat e mëngjesit parashikohen nga 7°C në relievet malore deri në 14°C në ato të ulta, ndërsa në vlerat e mesditës nga 23°C në relievet malore deri në 27°C në ato të ulta.

 

Check Also

Shifrat e fundit/ Shënohen mbi 280 raste të reja dhe 3 viktima nga COVID-19 gjatë 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se kanë humbur jetën 3 persona nga Covid në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eighteen − sixteen =