Home / Aktualitet / Shifrat e fundit: Ulet numri i viktimave nga Covid-19 në vendin tonë, ja sa raste të reja u shënuan

Shifrat e fundit: Ulet numri i viktimave nga Covid-19 në vendin tonë, ja sa raste të reja u shënuan

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur betejën nga Covid-19 dy persona, me sëmundje bashkëshoqëruese.

“Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 57 vjeçar dhe një 65 vjeçare nga Tirana, me sëmundje të bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”, njofton MSH.

Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 810 testime dhe kanë rezultuar 152 raste pozitive.

“Rastet ditore të identifikuara si rezultat i gjurmimit, testimit dhe hetimit epidemiologjik janë si vijon :

68 raste në Tiranë, 16 në Elbasan, 11 në Durrës, 9 në Shkodër, 8 në Vlorë, nga 7 raste Kavajë, Berat, nga 5 raste Fier, Pukë, 3 në Lushnje, nga 2 raste në Kamëz, Gramsh, Kuçovë, nga 1 rast në Lezhë, Mirditë, Rogozhinë, Mat, Vau i Dejës, Divjakë, Dibër”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Check Also

Shifrat e fundit/ 3 viktima nga COVID-19, ja sa raste të reja u shënuan gjatë 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike shifrat e fundit përsa i përket situatës së koronavirusit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × 3 =