Home / Aktualitet / Shifrat e fundit/ Shënohen mbi 280 raste të reja dhe 3 viktima nga COVID-19 gjatë 24 orëve

Shifrat e fundit/ Shënohen mbi 280 raste të reja dhe 3 viktima nga COVID-19 gjatë 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se kanë humbur jetën 3 persona nga Covid në 24 orët e fundit.

Ndërkohë bëhet e ditur se 288 raste të reja kanë rezultuar pozitive.

“Janë kryer 1304 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 288 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 51 qytetarë, duke e çuar në 10705 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
147 raste në Tiranë,
16 në Fier,
14 në Krujë, Gjirokastër,
13 në Durrës,
11 në Kavajë,
10 në Lushnje, Gramsh, Kuçovë
8 në Peqin,
7 në Elbasan,
4 në Shkodër, Kurbin,
3 në Tepelenë,
2 në Vlorë, Tropojë, Kamëz, Pogradec, Divjakë,

1 në Lezhë, Mirditë, Rrogozhinë, Berat, Dibër, Memaliaj, Skrapar.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 280 pacientë, 14 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 50 vjeçar nga Lezha, një 56 vjeçare nga Tirana, një 88 vjeçar nga Tropoja. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë prej masave që autoritetet shëndetësore ju rekomandojnë.
Evitoni grumbullimet e çdo lloji.

Mbani masken në menyrë korrekte duke mbuluar hundën, gojën dhe mjekrën në ambientet e mbyllura dhe të hapura, respektoni distancimin fizik dhe higjienën personale.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (26 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 288
Të shëruar ne 24 orë 51
Të shtruar në spitale 280
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 1304

Testime totale 118329
Raste pozitive 19,445
Raste të shëruara 10,705
Raste Aktive 8260
Humbje jete 480

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4247
Durrës 779
Fier 535
Shkodër 498
Korçë 490
Lezhë 388
Elbasan 369
Vlorë 321
Berat 237
Kukës 184
Gjirokastër 119
Dibër 93

 

Check Also

Tragjedi! Rrufeja godet 17 dasmorë, plagoset rëndë dhëndri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Bangladesh. Mësohet se një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 − eleven =