Home / Kryesore / SHIFRAT E FUNDIT/ Rriten rastet me COVID, 3 humbje jete në 24 orë

SHIFRAT E FUNDIT/ Rriten rastet me COVID, 3 humbje jete në 24 orë

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2258 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 123 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 32 raste në Tiranë, 9 raste në Fier, 8 raste  në Sarandë,7 raste në Gjirokastër, 5 raste në Durrës, Korçë, Lushnje, 4 raste në Shkodër, Tropojë, Mallakastër, Pogradec, Gramsh, Skrapar, 3 raste në Devoll,  Mirditë, Berat, 2 raste në Krujë, Kavajë, Vlorë, Kamëz,  Patos,1 rast në Kurbin, Elbasan, Kukës, Lezhë, Pukë, Përmet, Peqin, Memaliaj, Vorë.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor 3 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Korça, të moshave 65- 84 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Check Also

Frika nga vala e katërt? Rritja e numrit të të infektuarve alarmon Italinë e Veriut

Të dhënat e raportuar në 24 orët e fundit në veriun e Italisë kanë rikthyer …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

17 + three =